Zgjedhjet për kryetarin e PD, shpallet rezultati përfundimtar i 22 majit

Zgjedhjet për kryetarin e PD, shpallet rezultati përfundimtar i 22 majit

18:54, 26/05/2022

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike më datë 26 maj 2022, në mbledhjen e rradhës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, u bë hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale. 

Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet për Kryetar të PDSH-së të zhvilluara në datë 22 maj 2022. 

Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave.

Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët e PD që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Sali Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike me 40 816 vota.

Ibsen Elezi mori 2 532 vota.  

Ndërsa 322 vota ishin të pavlefshme. 

Në zgjedhjet e 22 majit dolën në votime 43 670 anëtarë të PD me të drejtë vote. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco