VIDEO SYRI TV/ Faktohen paralajmërimet e PD, qeveria miraton koncesionin për aksin Thumanë-Kashar

16:28, 26/05/2022

Qeveria shqiptare ka miratuar me VKM kontratën e koncensionit për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Projekti i shumë debatuar që u anullua në 2019 është rikthyer sërish, kësaj rradhe me investim nga kapitali privat, njëlloj siç paralajmëronte PD asokohe.

Qeveria shqiptare i është rikthyer projektit shumë të debatuar me vlere 245 mln euro për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar,  i cili u anullua në 2019. 

Kontatrata e koncensionit është miratuar me vendim të Këshilit të Ministrave. Lajmin e bëri me dije, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila tha se investimi do të kryehet nga koncensionari dhe pas 35 vitesh, do të kthehet në pronësi të shtetit shqiptar.

Në 21 janar të 2019,  Balluku njoftoi sot ndërprerjen e procedurës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Pas anulimit të projektit, PD akuzonte  ministren e Infrastrukturës Belinda Ballukun se do të hapë “garë” për 'ndërtim me koncesion të tipit BOT, për këtë aks rrugorë, që nënkupton ndërtimin e rrugës nga kapitali privat, dhe më pas kompania përfiton fondet nga taksimi i aksit për një periudhë së paku 35 vjeçar, pikërisht atë që bëri qeveria me VKM sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco