Shkrumb e hi/ VIDEO brenda zyrave të UKT që u dogjën nga zjarri në prag të kontrollit nga KLSH

21:12, 25/05/2022

Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës është përfshirë nga flakët të martën në mesnatë.

Syri.net ka siguruar video pas zjarrit që shkrumboi zyrat. 

Gjithçka është shkrumbuar. 

Në raftet ku mbaheshin dokumentet si kontratat e shitjeve, faturat dhe debitë janë djegur. 

Zjarri ka rënë pak ditë para se ekspertët e KLSH në zbarkonin në UKT për një audit të imtësishëm financiar. 

Zjarrvënia dyshohet e qëllimshme, ndërkohë që ngjarja nuk është bërë publike. Për çudi, Policia e Tiranës nuk ka bërë asnjë njoftim për mediat, duke e 'veshur' ngjarjen me plot mistere. 

Një denoncim i mbërritur më herët në redaksinë e Syri.net sqaronte në mënyrë të detajuar atë që kishte ndodhur në zyrat e UKT. 

Nga zjarri wshtw pwrfshirw zyra e zyra e drejtoreshës së shitjeve, Elda Muçi e cila njihet si krahu i djathtë i kreut të UKT, Elton Kacidhja. 

 

Zjarrvënia ka asgjësuar dokumente që mund të çonin në pranga zyrtarë të UKT, në vigjilje të auditit nga KLSH.  

UKT ka qenë në shënjestër të akuzave për tenderat e dyshimtë që ka zhvilluar ndër vite. Madje, UKT ka kryer procedura në miliona euro të cilat kanë kaluar për llogari të kompanive të inceneratorëve dhe Klodian Zotos. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco