Berisha: Dënoj masakrën në Teksas, ngushëllime familjarëve

Berisha: Dënoj masakrën në Teksas, ngushëllime familjarëve

21:09, 25/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ngjarjen e rëndë në Teksas të SHBA-ve, ku një 18-vjeçar sulmoi një shkollë fillore dhe humbën jetën 18 nxënës dhe dy mësues. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha iu shpreh ngushëllimet familjarëve.

Reagimi i plotë
Masakra në një shkollë trondit Teksasin dhe SHBA! Të dashur miq, një vrasës ka ekzekutuar në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas 19 nxënës dhe dy mësues dhe ka plagosur 16 fëmijë të tjerë.

Autori i këtij krimi horror që këputi jetën 19 nxënësve dhe dy mësuesve dhe plagosi 16 nxënës të tjerë kishte paralajmëruar masakrën pak çaste para se ta kryenta atë.

Dënoj me forcë këtë krim të shëmtuar, infanticid dhe shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve  të viktimave dhe autoriteteve zyrtare dhe lutem që femijët e plagosur të shërohen sa më shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco