Fyerjet/ Gazetarja ‘gozhdon’ Ramën: Ja skema e qeverisë për rritjen e taksave ndaj biznesit të vogël

Fyerjet/ Gazetarja ‘gozhdon’ Ramën: Ja skema e qeverisë për rritjen e taksave ndaj biznesit të vogël

13:03, 25/05/2022

Gjatë ditës së djeshme, gazetarja Ola Xama publikoi një draft- raport, të përgatitur nga Ministria e Financave, që parashikon rikthimin e taksave për biznesin e vogël, duke nisur nga viti i ardhshëm. Por lajmi në fjalë, u mohua nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes disa reagimeve, tha se qeveria ka vendosur zero taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Madje Rama sulmoi me fyerje gazetaren. “Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029! Të tjerat janë tutkunërira mediatike!” shkroi ai. Pas këtyre reagimeve, gazetarja që publikoi lajmin ka bërë një tjetër sqarim në rrjetet sociale, duke mbështetur shkrimin e saj:

POSTIMI I PLOTE

Biznesi i vogël do të tatohet duke i mbajtur tatim pronarit që e realizon si të ardhur personale nga aktiviteti i biznesit.

Neni 13 thotë:

Të ardhurat nga biznesi përbëhen nga të ardhurat e biznesit të çfarëdo lloji, duke përfshire personat fizikë tregtarë të vetëpunësuar, furnizuesit e shërbimeve, qiradhënien, apo tjetërsimin e aseteve të biznesit apo prodhimit bujqësor e blegtoral.

Neni 14 i projektligjit përcakton se deri në çfarë mase do t’i njohë shpenzim për efekt tatimi në bazë të llojit të aktivitetit ekonomik.

Nga pikëpamja e barrës fiskale kjo është më keq edhe se taksa që kjo kategori paguante dikur. Tatimi jo vetëm mbahet në shkallë më të lartë, por dhe masa e shpenzimeve që zbritën për efekt tatimi kufizohet. Në shumë raste bizneset mund të dalin me humbje ose barazim në raportin të ardhura/shpenzime dhe nuk do të paguanin tatim fitim. Me draftin që po punohet, pronarit të biznesit i konsiderohet se ka të ardhur një pjesë të xhiros vjetore dhe i vendoset tatim 13, 23 dhe 28%.

Askush nuk është djallëzor dhe nuk insiston në atë që ka thënë gabim pasi nuk ka asnjë gabim. M.q.s qeveria e ka vullnetin të mos taksojë biznesin e vogël, duhet të heqë këto nene nga drafti sepse kështu i bie jo “Ush gomar” por “Gomar Ush”.

Pra nuk të taksoj fitimin që merr si korporatë, por të ardhurat që merr nga biznesi si individ. Nuk t’i marr nga xhepi i majtë, por nga i djathti…

Projektligji në tërësi është një nisëm që duhet përgëzuar, të cilën FMN e ka rekomanduar dhe punuar që në 2015-n për të shtrirë progresivitetin në të gjithë shkallët.

Por me këtë çarje që i është bërë sistemit tatimor, nuk ka Fond që e ndreq pa rregulluar përjashtimet e bëra. Kështu që ekzekutivi ka dy zgjedhje: ose të tërheqë premtimet e bëra, ose të rregullojë sistemin. Të dyja bashkë nuk bëhen dot!

Dhe e fundit:

Taksa korporative për biznesin e vogël në draft parashikohej të rikthehej ne vitin 2026 dhe jo në 2029.

Neni i fundit që është publikuar nga KM është logjikisht i pakuptueshëm.

Dhe nëse do të vini re diçka të neni më poshtë: tatimi i fitimit 5% për bizneset automotive që kanë sjellë investime në Shqipëri dhe për sektorin bujqësor, ne vitin 2025, do të rikthehet 15%.

Përjashtim për taksë zero bëjnë vetëm strukturat akomoduese të agroturizmit dhe hotelet “Brand” të investitorëve strategjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco