‘'Disa politikanë biseda me krimin e organizuar përmes Matrix’, pritet arrestimi i 90 personave nga SPAK

‘'Disa politikanë biseda me krimin e organizuar përmes Matrix’, pritet arrestimi i 90 personave nga SPAK

23:39, 24/05/2022

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë ku solli detaje të reja rreth operacionit të SPAK, “Plumbi i artë”, ku pohoi se pritet arrestimi i 90 personave.

I ftuar në ‘Open’, Karamuço theksoi se përmes përgjimeve të tabulateve, ka dyshime se bandat e krimit kanë folur edhe me disa politikanë.

Karamuço: Kanë dalë disa informacione sipërfaqësore, kam informacione të pazyrtarizuar se janë dhe 90 veta për tu do arrestohen dhe janë qindra asete që po kontrollohen dhe do sekuestrohen. këto kanë dalë nga tabulatet telefonike, përmes aplikacioneve, siç është Matrix. Do 2 mijë euro në muaj për t’u mbajtur si sistem. Është formë aplikimi. Por vetëm për t’u shkruajtur, përdoret kryesisht nga krimi i organizuar. Kemi të dhëna se disa njësi ligjzbatuese ndërkombëtare po hetojnë për këto sisteme që kanë çkodifikuar edhe për disa politikanë shqiptarë. Të cilët, nëse rakordohen por shkak të sistemeve që kanë, pasi një sistem që hapet në Shqipëri s’do flasë me të huaj, mund të nxjerrin një lidhje, që është një lidhje e ngushtë mes disa politikanëve dhe krimit të organizuar. Te çkodifikimi që i kanë bërë celularit, mund të dalin edhe emrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco