Celibashi: Votimi nga jashtë vendit mundësohet në vjeshtën e 2023-shit

Celibashi: Votimi nga jashtë vendit mundësohet në vjeshtën e 2023-shit

11:06, 24/05/2022

Brenda vjeshtës së vitit 2023 do të jetë gati procesi për votimin e emigrantëve nga jashtë vendit.

Kështu deklaroi Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

“Partitë politike janë të ftuara për t’u bërë pjesë e procesit për votimin nga jashtë, do të konsultohet që në fillim drafti me të gjithë, synojmë ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta që vjen”, tha Celibashi.

Celibashi tha se do të duhet të miratohet një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë.

Komisioneri ka shtuar se shpreson që të merret një konsensus i plotë mbi përmbajtjen e rregullave të përcaktuara në lidhje me votimin e emigrantëve.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi ka theksuar se do të ishte në dobi dhe interes të gjerë që të aplikohej një sistem përfaqësimi dhe mërgata të kishte një numër të rezervuar vendesh në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco