Oketa:E padenjë që grupi i Bashës çon partinë në gjykatë

Oketa:E padenjë që grupi i Bashës çon partinë në gjykatë

08:21, 24/05/2022

Gazment Oketa deklaron se procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të PD ishte i njëanshëm por duhet pranuar fakti që Berisha zotëron aksionet e PD.

Në emsionin "Drejt" në Rtv Ora ai thotë se e konsideron të padenjë faktin që grupimi i Bashës ka çuar PD në gjykatë.

Oketa: Me të drejtë mund të konsiderohet si një proces i njëanshëm i grupimit Foltore, disa njerëz janë lënë mënjanë, janë përjashtuar. Disa të tjerë jo se nuk dinë ku të shkojnë, se jeta nuk është vetëm politikë, por ndjejnë një keqardhje se kanë bërë investimin e  tyre politik te PD. Duhet të flasim për një realitet brenda PD, Berisha në mënyrë të padiskutueshme zotëron aksionet e atij grupi politik. Dje i ka marrë de juro por edhe kur ishte kryetar zoti Basha për vendimet që Berisha donte të vendoste pikën mbi "i" ka qenë aktor shumë i rëndësishëm në vendimmarrje. Nuk gjykoj se Basha bëri kryetarin me atë që bëri. Më duket i padenjë dhe fakti që grupimi i zotit Basha çon në gjykatë PD, kapet pas statutit kur në fakt nëse zoti Basha atëherë do të donte të respektonte statutin duke të kishte marrë vendimmarrje bazuar në statut për përjashtimin e zotit Berisha. Të kishte proces juridik.  Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë të tillë. Me gjithë rezervat për zotin Berisha, realiteti është ky dhe duhet pranuar.Çfarë do prodhojë fakti se Berisha është non grata nga SHBA, në çfarë pozicioni do ta vendosë kjo PD mbetet për tu parë. Nuk duhet injoruar dhe fakti se gati 40 e ca mijë anëtarë të PD e kanë mbështetur me votë, sikundër nuk duhet injoruar fakti se është krijuar një përceptim që ambasadorja e SHBA është pozicionuar pro mazhorancës. Në zgjedhjet e 25 prillit në kuptimin politik fitues i zgjedhjeve nuk ishte Rama por Partia Social Demokrate u trefishua, PS pati tkurrje.

Ai ndjen keardhje që PD nuk arriti do të prodhojë një lidership të ri.

Oketa: Edhe pa qenë non grata Berisha nuk duhej të rikthehej në krye të PD. Nuk mundet PD të djegë dhe një brez tjetër politikanësh, në 32 vite pluralizëm të mos jetë në gjendje të prodhojë një lidership të ri. Berisha edhe këto 9 vite me kohë të pjesshme ka qenë kryetar i PD. Por anëtarësia e pranoi me vullnet të lirë dhe tregoi sen është në gjendje të marrë dhe kostot e raportit që Berisha ka me SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco