Paloka: Policia e Ramës, bëmat s'kanë të mbaruar me vrasjet në rrugë dhe komisariate

Paloka: Policia e Ramës, bëmat s'kanë të mbaruar me vrasjet në rrugë dhe komisariate

08:16, 24/05/2022

Edi Paloka, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ka akuzuar qeverinë Rama për ngjarjet kriminale të së hënës në mbrëmje që patën protagonist, dy policë.

“Kur komisariatet mbushen me banditë, militantë të “Rilindjes”, kjo është më e pakta që mund të ndodh”, - shkroi Paloka në Fb. - “Brenda pak minutash, dy ngjarje të rënda me protagonistë, kriminelë me uniformë. Tipike në komisariat ku “patronazhisti” prej vetëm një viti në punë, qëllon mbi profesionistin. Ndërkohë, krimineli tjetër me uniformën e FNSH, qëllon i dehur mbi qytetarin.

Kjo është policia e Ramës,  bëmat e së cilës nuk kanë të mbaruar me vrasjet në rrugë dhe në komisariate të qytetarëve. Kështu ndodh kur profesionistët zëvendësohen me militantë banditë,” - nënvizoi Paloka në përfundim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco