Demokratët votojnë të lirë, kurse Yuri Kim mbledh qeverinë e PS-së

Demokratët votojnë të lirë, kurse Yuri Kim mbledh qeverinë e PS-së

10:11, 22/05/2022

Demokratët po ushtrojnë sot një tjetër të drejtë të tyre.

Dhjetëra mijëra prej tyre do të votojnë për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Demokratike.

Teksa demokratët po votojnë të lirë sipas parimit ‘një anëtar- një votë’, në krahun tjetër ministrat dhe deputetët socialistë janë mbledhur nga Yuri Kim.

Në tavolinë me Kim janë të pranishëm Kodheli, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Blendi Klosi, Elisa Spiropali.

Nuk dihet se çfarë po bisedohet, ndërkohë që fotoja është publikuar nga Panorama.

Kujtojmë se ditët e fundit, Kim është shfaqur në krah të Erion Veliajt, ndërsa ky i fundit ka sulmuar të gjithë ata që ‘kritikojnë’ Amerikën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco