VIDEO/ Aksident në Lezhë, makinat përplasen kokë më kokë, njëra përfundon në arë, ka të plagosur

16:06, 21/05/2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.

Sipas burimeve për SYRI-n, dy automjetet janë aksidentuar mes tyre, ndërsa raportohet për të plagosur.

Nga goditja e fortë njëra nga makinat ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në një parcelë anash rrugës.

Policia ndodhet në vendgjarje ndërsa po punon për zbardhjen e këtij aksidenti.

Njëri prej drejtuesve është dërguar në spital për kontroll mjekësor, nuk dihet gjendja shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco