Duhej të ishte në burg, shqiptari kapet duke vjedhur një Ferrari

Duhej të ishte në burg, shqiptari kapet duke vjedhur një Ferrari

15:39, 21/05/2022

Duhej të ishte në burg, pasi mbi të rëndonte një mandat arresti, por në të vërtetë gjendej 50 kilometra larg vendbanimit, duke u përpjekur të vidhte një Ferrari, pasi kishte futur në xhepa gjithçka kishte gjetur në kruskotin e makinës. Protagonist i ngjarjes në Firence një 20-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë.

Episodi ndodhi në zonën e Cascines, ku muajin e fundit është regjistruar një rritje jo e zakontë e krimeve të vogla, mes vjedhjeve e dhunës. Kjo i ka bërë banorët të indinjohen edhe kundër administratës lokale, duke u ankuar për mungesën e sigurisë dhe kanë kërkuar ndërhyrje për zhdukjen e fenomenit. Ishin pikërisht banorët që vunë re se diçka nuk shkonte teksa dëgjonin zhurmën e një Ferrari të parkuar në rrugën Vittorio Veneto. Brenda makinës nuk mund të ishte i zoti i saj, duke parë që ishte hapur me forcë. Dhe personi brenda saj, pasi kishte marrë sendet brenda kruskotit, po përpiqej ta ndizte për ta marrë me vete.

Përpjekje që shkoi më kot dhe i riu u largua me shpejtësi për të mos rënë më tepër në sy. Megjithatë, ai nuk kishte llogaritur kamerat e shumta të survejimit në zonë, të cilat kishin filmuar gjithë skenën deri në detaje. Kjo bëri të mundur identifikimin dhe kapjen nga karabinierët e Firences brenda një kohe të shkurtër.

Mbi shqiptarin, i njohur për forcat e rendit, rëndonte një krim i kryer ndërkohë në Arezzo për të cilin ishte në arrest shtëpie. Masë sigurie të cilën nuk e ka zbatuar, siç duket qartë. Mbi të rëndonte edhe një masë sigurie në burg. Pas ndalimit nga karabinierët, ai u denoncua për vjedhje të rëndë dhe u shoqërua në burgun e Solliccianos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco