Thirrja/ Berisha: Bashkohuni me ne, se kemi ç’t’i bëjmë! E përmbysim, e ndryshojmë këtë gjendje!

Thirrja/ Berisha: Bashkohuni me ne, se kemi ç’t’i bëjmë! E përmbysim, e ndryshojmë këtë gjendje!

09:48, 21/05/2022

Një ditë para zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë një mesazh të fortë sot jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve shqiptarë, që e kanë humbur besimin se ndryshime rrënjësore mund të bëhen në Shqipëri.

“Një thirrje zemre për të gjithë ju miq, - iu drejtohet Berisha me një videomesazh, ku shprehet:  

“Pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Ne e vazhdojmë këtë betejë, e vazhdojmë këtë mision më të vendosur se kurrë, si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD, si një lëvizje e fuqishme që do të bëjë më vete çdo shqiptar që beson tek ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët,  që vendos t’i thotë vetes “të bashkohem me këtë lëvizje”, “të mos them më kurrë ç’më duhet mua”, “të mos them më kurrë s’ke ç’i bën”.

Kemi ç’ti bëjmë dhe e përmbysim me siguri!

Kemi ç’ti bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje, e rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj, se Shqipëria ecën në drejtim të gabuar.

Hajde t’i bindim, të trokasim në zemrat e tyre , me urtësi, me mençuri, me njerëzi! Të bashkohen me ne,” thekson lideri historik i PD-së.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco