Abilekaj tallet me 'opozitarët e Enkelejdit': Shihen në pasqyrën e Ramës dhe secilit i duket vetja President

Abilekaj tallet me 'opozitarët e Enkelejdit': Shihen në pasqyrën e Ramës dhe secilit i duket vetja President

17:31, 19/05/2022

Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar në rrjete sociale pas marrëveshjes së Alibeajt dhe Ballës për zgjedhjen e presidentit të ri. Abilekaj shkruan se entuziastët opozitarë të Enkelejd Alibeajt shihen në pasqyrën e Ramës dhe ju duket vetja secilit President.

“Entuziazmi i opozitarëve të Enkelejdit, për të zgjedhur kandidatët për President, ngjan me atë të indigjenëve në Amerikë, kur merrnin pasqyrat në shkëmbim të floririt. Këta po vrapojnë të marrin Presidentin në shkëmbim të Pushtetit.

Mirë që bëjnë pazar, po nuk dinë as të kenë dinjitet, mirë që falin Pushtetin, por në vend të Presidentit Rama u ka dhënë pasqyra moderne, me efekte si ato të snapchatit. Vetëm se ka zëvëndësuar kostumin e lepurit me atë të Presidentit. Shihen në pasqyrën e Ramës dhe secilit i duket vetja President.”-shprehet Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco