Mbytja e anijes: Dyshohet për dy viktima, komandanti u gjet në gomone

Mbytja e anijes: Dyshohet për dy viktima, komandanti u gjet në gomone

11:39, 19/05/2022

Një rimorkiator italian, që u nis nga Ankona drejt Shqipërisë, u mbyt në brigjet e Pulias. Anija u mbyt rreth 50 milje larg Barit, raportojnë mediat italiane.

Sipas FanPage, dy persona kanë humbur jetën, ndërkohë që tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Komandanti i anijes, i identifikuar si një 63-vjeçar nga Katania u shpëtua nga një tjetër anije që shkoi menjëherë në det të hapur pasi mësoi ngjarjen. 

Komandanti u gjet i gjallë mbi një gomone shpëtimi. Ai është dërguar në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Mendohet se në anije ishin 11 persona kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Operacioni vazhdon, por është i vështirë për shkak të erës së fortë, raportojnë mediat italiane.

Në afërsi të vendit ku ndodhi fundosja, ndodhen 5 anije kërkimi dhe një helikopter nga ajri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco