Shantazh me video intime 19-vjeçares nga Brazili, prangoset 29-vjeçari: Prej tre muajsh ata…

Shantazh me video intime 19-vjeçares nga Brazili, prangoset 29-vjeçari: Prej tre muajsh ata…

11:30, 19/05/2022

Nëpërmjet shantazhimit me video intime, një 29-vjeçar nga Tirana kishte përfituar para nga një vajzë nga Brazili. Operacioni i koduar “Extortion” çoi në pranga Erlado Dervishin, i cili i mbante peng 19-vjeçares nga Brazili edhe pasaportën.

“Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Extortion”.

Brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eraldo Dervishi, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte”, tha Policia.

Mësohet se dy të rinjtë ishin njohur fillimisht nëpërmjet rrjeteve sociale ku kishin shkëmbyer edhe foto intime.

Rreth tre muaj pas njohjes, vajza kishte vendosur të vinte në Shqipëri për t’u takuar fizikisht me të dashurin virtual, por ky moment është kthyer në “ferr” për të, pasi i riu e ka shantazhuar në këmbim të parave.

Vajza ka treguar në polici vetëm numrin e telefonit, pasi emrin nuk ia dinte dhe më pas është kryer arrestimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco