Aksidenti me 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Milot – Mamurras, reagon policia

Aksidenti me 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Milot – Mamurras, reagon policia

08:13, 19/05/2022

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij,  duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë,  shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe  2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco