Berisha: Guvernatorja Kim ndërhyn në proceset gjyqësore! Thirri gazetarët për të censuruar 'Foltoret'

Berisha: Guvernatorja Kim ndërhyn në proceset gjyqësore! Thirri gazetarët për të censuruar 'Foltoret'

19:30, 18/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim është përpjekur të pengojë lëvizjen e tij, të burrave dhe grave idealistë që duan të ketë pluralizëm dhe opozitë të vërtetë.

Berisha deklaroi se Yuri Kim është një guvernatore që s’mund të thotë se përfaqëson Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Berishës Yuri Kim ka thirrur gazetarët për të censuruar foltoret e tij.

“Secili prej jush keni pësuar shantaze, ju që donit opozitë të vërtetë. Në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, janë tre vetë që kanë ndikuar negativisht në këto marrëdhënie, Soros, Rama që ska asnjë parim as njerëzor e as shqiptar, dhe guvernatorja që i lejon vetes, e ndjen veten që mund të ndërhyjë në procese gjyqësore.

Yuri Kim thërret gazetarët dhe thotë censuroni në mënyrën më të paimagjinueshme duke shkelur Kushtetutën e vendit të saj, pse jepni Foltoren, thërret ata që bëjnë sondazhe.

Presidenti i SHBA është mik i shqiptarëve nuk mund të thotë ajo përfaqësoj Presidentin e SHBA. Ajo kur ndërhyn në gjykata, shkel konventën e diplomatëve.”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco