Legalizimi i kanabisit/ Berisha: Vrasës për të rinjtë, Rama kërkon të na pakësojë si komb

19:23, 18/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sërish përpjekjet e qeverisë për të legalizuar përdorimin e kanabisit. 

Përpara demokratëve të Beratit, me të cilët zhvilloi takimin në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD, Berisha akuzoi Ramën se kërkon të pakësojë numrin e shqiptarëve si komb.  

"Dhe tani si goditje mëshire për rininë shqiptare deklaron se do të pyes anketën që e plotëson kryekëput në zyrat e PS, nëse do lejojnë përdorimin personal të drogës apo jo? Ka gjë më vrasëse të lejojmë përdorimin personal të të rinjve. Këtë e bën vetëm një njeri i cili absolutisht përpiqet për qëllime të caktuara të pakësojë, të rrënojë materien tonë kombëtare, identitetin tonë kombëtar, të shkretojë kombin tonë dhe kjo është një thirrje për çdo qytetar shqiptar që duhet të ngrihemi për t’i dhënë fund kësaj situate", tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco