'Dil para shqiptarëve'/ Berisha-Ramës: Na trego, si i dhe burrit të ministres mijëra m2 tokë në bregdet?

19:12, 18/05/2022

Sali Berisha akuzon Edi Ramën se ka firmosur procedura korruptive, duke zhvatur miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. 

Berisha iu drejtua Ramës duke e sfiduar që të dalë para shqiptarëve dhe të tregojë si ka firmosur aferën 420 milionë euro të inceneratorëve dhe 'dhurata' mijëra mijëra m2 tokë në bregdet që i bëri bashkëshortit të Olta Xhaçkës, Artan Gaçi. 

"Na thuaj pak zoti Rama, hajde thuaju qytetarëve, si e firmose ti me procedurë negociatë e mbyllur tenderin e djegësve 420 milionë euro. Si e firmose? E di që ajo procedurë është e ndaluar me ligj. Na thuaj pak zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres subjekt të rëndësisë strategjike dhe t’i japësh qindra e mijëra metra në bregdet, në një kohë kur Kushtetuta thotë në neni 70 se ministri, familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike dhe pronat publike të pushtetit vendor apo pushtetit lokal. Por pse i bën ti këto, ti që je 2 m i gjatë, ti vjedh me firmë, nuk fut duart në xhepa, por merr me kontenierë, valixhe dhe çdo gjë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco