Berisha: Rama i thur himn Vuçiçit! Dy qëllimet e Serbisë me Ballkanin e Hapur

18:45, 18/05/2022

Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën nga Berati se i shkon pas interesave Aleksandar Vuçiçit. 

Berisha tha se Rama i thur hymne presidentit serb, ndërsa me rrëzimin e rezolutës për gjenocidin serb në Bosnje, turpëroi vendin. 

Ish-kryeministri foli edhe për Ballkanin e Hapur, duke e konsideruar atë projekt të Serbisë për të dalë në detin Adriatik si dhe për të dominuar rajonin. 

"Pse ne të ndjekim vallen e tij? Pse ne të vendosim interesat tona? Europa ka krijuar një mekanizëm, Procesin e Berlinit, për të na tërhequr më afër. Jo, jo, thotë ky, Ballkani i Hapur. Jo, i thonë, Ballkani i Hapur nuk përshtatet me procesin e integrimit. E dini çfarë është Ballkani i hapur? Është projekti i Serbisë për të kundërbalancuar mosintegrimin e saj me një dominim të zonës dhe në radhë të parë, absolutisht, daljen e saj në Detin Adriatik. Nuk kam asgjë unë kundër qarkullimit të mallrave, apo shkarkimit të importeve serbe në portet shqiptare, jo, por jo në atë qëllim që kërkojnë ata. Jo, portet tona s’mund të jenë kurrë ashtu. Ata që dinë pak histori e kanë të qartë. Dy kanë qenë ambiciet më të mëdha imperiale ruse në Europë, Adriatiku dhe Dardanelet. Si mund të lidhemi ne me ata? U ndala këtu se në lojë është qenia jonë, në lojë është përfytyrimi ynë, në lojë është shkretimi ynë si komb. Por në se ne na ikin çdo vit në 4 vite 530 mijë qytetarë, absolutisht shumica e tyre të rinj, ku është rinia për nesër? Nuk kemi të ardhme ne. Shto këtu borxhin që e rrit në mënyrë të tmerrshme dhe që sot fëmija që do të lindë pas 15-20 vitesh do të ketë një borxh 23 mijë euro për të paguar", u shpreh Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco