Berisha-Ramës: Mori fund koha me opozitën kukull! Do të të mund në çdo garë

19:46, 17/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi para demokratëve të Durrësit platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu, pasi më 22 maj mbahen zgjedhjet për kryetar të PD, deklaroi se Rama ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por kjo kohë ka marrë fund.

Berisha deklaroi se Rama shpirtin se ka të qetë ndërsa shtoi se PD-ja e vërtetë pas rikthimit të tij e ka mundur tre herë dhe do ta mundë në çdo garë.

"Shpirtin s'e ka të qetë. Vendi ka opozitë të vërtetë tani. Më duhet t'i them se PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të të mundë në çdo garë. Edi Rama, je i pashpresë, ta kesh të qartë."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco