‘Aleanca e Ramës me Vuçiçin shkelmon interesin kombëtar’/ Berisha: Të reagojmë, të bindim çdo shqiptar

‘Aleanca e Ramës me Vuçiçin shkelmon interesin kombëtar’/ Berisha: Të reagojmë, të bindim çdo shqiptar

19:32, 17/05/2022

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, u ndal në Durrës sërish te çështja e rrëzimit të rezolutës për gjenocidin serb.

“A mund të imagjinosh që ne të votojmë kundër gjenocidit serb në Srebrenicë? U them ju se për secilin prej nesh, edhe ne që votuam, është një njollë e madhe turpi kombëtar. Një komb i qytetëruar nuk mund ta bëjë kurrë këtë. Nuk mund të shkelë mbi shpirtrat e viktimave të pafajshëm të Srebrenicës, por edhe mbi shpirtrat e viktimave shqiptare, nga Molla e Kuqe deri te Kulla e Lumës apo në Përbreg te zona tjetër.

Parlamenti shqiptar, me urdhër të Edi Ramës, e bëri këtë.

...Serbia është vend i rëndësishëm në rajon, por Serbia lëkundet mes Rusisë-Kinës dhe Perëndimit. Ka një faktor madhor të lidhur direkt me presidentin e tyre. Ky faktor është gjenocidi. Pa njohur gjenocidin, në Europë nuk mund të futen dhe ky është interesi më i madh i Serbisë. Mirëpo njohja e gjenocidit, ku një prej autorëve të gjenocidit është Vuçiçi që thoshte se duhen vrarë 100 myslimanë për një serb.

Por si mund ta lidhim Shqipërinë në sqetullën e tij? Sot shkojmë e lidhemi verbërisht, duke shkelmuar interesin kombëtar, me Beogradin dhe izolojmë Prishtinën. Sot në vend që kombi të jetë dy herë më i fuqishëm, e pjesëton Edi Rama me aleancën me Beogradin.

Por çfarë bëjmë ne? Cili është reagimi ynë? Duhet të bindim çdo shqiptar dhe besoj se argumentet i kemi të jashtëzakonshëm. Asnjëherë, përveçse në diktaturën hoxhiste, nuk është vepruar kundër qenies dhe identitetit tonë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco