Farsa e Presidentit, Alibeaj: Do të shkoj në takim sa herë të më thërrasë Balla

Farsa e Presidentit, Alibeaj: Do të shkoj në takim sa herë të më thërrasë Balla

18:55, 17/05/2022

Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për mediat pas takimit me Taulant Ballën, se ditën e nesërme do të diskutojnë para mediave.

Më herët Balla tha se ka pasur një diskutim të përpiktë me Alibeajn, ndërsa ky i fundit shtoi se beson tek transparenca.

Alibeaj duket se ka ndryshuar qasje ndaj çështjes së Presidentit duke treguar se do të shkojë në takim sa herë ta thërrasë Balla.

“Doja në praninë tuaj të zhvillohej takimi, të vazhdoja diskutimin për atë që është qëndrimi ynë, e patë lëvizjen, jo tani por në 6, falë jush në takim i kam kërkuar çdo diskutim për çështjen e presidentit, jo për emrat, të bëhet me mediat se besoj se vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarë do lloj pazari, kjo është një gjë që ju dhe publiku e doni, nesër në 10:00 jeni të ftuar për të ndjekur diskutimin”, u shpreh Alibeaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco