'700 mijë $ për në inaugurimin e Trump?'/ Kryemadhi: Sponsorizim nga Gugallja dhe Mërtiri, jetojnë në Vjenë

20:50, 16/05/2022

Kryetarja e SI, Monika Kryemadhi ka reaguar në Çim Peka Live lidhur me akuzat e ngritura nga një media austriake. 

'Kronen Zeitung' shkruante se presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kishin paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump, në janar 2017. 

Kyermadhi u shpreh se artikulli është i rremë dhe produkt i sponsorizuar nga grupi i inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri, të cilët sipas saj jetojnë në Vjenë. 

"Është një fletushkë. Që nuk merr përsipër as të vendosë emrin e artikullshkruesit. Grupi i Vjenës, ku Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, grupi i inceneratorëve që jetojnë në Vjenë, paguajnë para të shtrenjta për qiratë. Të subencionuara dhe të nxitura nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Në grahmat e fundit të një sulmi që mund të ndodhë së shpejti sepse dosja e inceneratorëve po pasurohet", u shpreh Kryemadhi. 

Stela Gugallja është shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, bashkë me Klodian Zoto. Gugallja është bashkëjetuesja e biznesmenit Mirel Mërtiri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco