Evi Kokalari nxjerr VIDEON: Ja pse erdhi Mike Pompeo në Tiranë

19:40, 16/05/2022

Aktivistja e Partisë Republikane zbulon qëllimin real të vizitës së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Tiranë. 

Ajo ka publikuar në Facebook videon e Pompeo te rezidenca e përfaqësuesve të opozitës iraniane, në Manzë. 

 

Fillimisht ai mori pjesë në nënshkrimin e një marrëveshje për gazifikimin mes Shqipërisë dhe një kompanie private. 

Më pas, Pompeo ka udhëtuar drejt Manzës, në periferi të Durrësit, ku ka vizituar Ashraf 3 si dhe është takuar me lideren e opozitës iraniane, Maryam Rajavi. 

Pompeo vizitoi selinë e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK) në Shqipëri dhe u takua me Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, siç duket edhe në këto pamje. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco