Berisha: Do heqim taksën e 'Rrugës së Kombit', Rama e vendosi prej urrejtjes

18:33, 16/05/2022

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi në Kukës se do të hiqet taksa e Rrugës së Kombit. 

Berisha tha se Rama e vendosi taksën në shenjë urrejtje dhe ndëshkim, ndaj Kukësit dhe Kosovës, pse u ndërtua rruga. 

"Ju garantoj se taksa e cila është një taksë turpi, do hiqet dhe ajo rrugë ashtu sicc ka emrin sot do të mbetet 'Rruga e Kombit'. 

Ajo është një taksë turpi, një taksë që shpreh jo pak se u vendos në bazë të asaj që Kukësi dhe Kosova kanë marrë shumë dhe duhet të paguajnë tani pse u bë rruga. Taksa urrejtje, si ndëshkim për ndërtimin e rrugës. Nuk ka taksë në Shqipëri në sistemin rrugor.

Të gjitha zonat e Shqipërisë janë më të pasura se Kukësi, qarku i Kukësit është i varfri në Europë, është rreth 14-16 vjet mbrapa Tiranës në tërësinë e vet", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco