Rezoluta e Srebrenicës, Berisha: Rama ka mentalitetin e etërve të tij, mik me kriminelët serbë

18:07, 16/05/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha më 22 maj garon për kryetar të PD ndërsa pasditen e sotme ka takuar demokratët e Kukësit teksa shpalosi platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu.

Berisha tha se Rama hodhi poshtë në Parlament genocidin e Srebrenicës. Sipas Berishës, Rama ka mentalitetin e etërve të tij për të cilët Kosova edhe mund të mos jetë Shqipëri.

Më tej Sali Berisha u shpreh se Rama ka bërë një veprim anti-kombëtar pë shkak të miqësisë që ka me kriminelët serbë që kanë kryer gjenocide ciklike ndaj shqiptarëve.

"Përveç atyre që e kanë kryer. Vuçiç, me parimin që për çdo serb do vrasim 100 muslimanë, të gangsterit Vulin, Daçiç, Bërnabiç, pra një gurpi kriminelësh në Beograd që edhe nëse nuk kanë vrarë me mbrojtjen që i bëjnë genocidit, dëshmohen kriminelë. Del si vëllai i tyre dhe e mohon.

Por jo vetëm kaq, po ta mohonin sllovenët, të cilët ndofta nuk kanë të regjistruar ndonjë genocid nga serbët, por ne shqiptarët nga 1874 deri në 1999, kemi genocide ciklike serbe ndaj shqiptarëve. Ta lëmë se ky njeri, për këtë njeri Kosova nuk ekziston.

Ta lamë se ky njeri ka mentalitetin e etërve të tij, për të cilët Kosova edhe mund të mos jetë Shqipëri.

Barbarët serbe kanë djegur të gjallë dhjetëra e dhjetëra foshnje në sy të nënave të tyre. Pa llogaritur zona të tjera.

Ky nuk është genocid i shpikur. A mund të mbyllen këto se unë e kam mik Sandrin? Se unë e kam mik Vuçiçin? A mund të ketë një akt më të rëndë se ky.

Nuk ka rëndësi, kanë marrëveshje të fshehta apo jo, por akt më anti-kombëtar se ky nuk mund të ketë. Erdhëm ngashtatori deri sot, duke kapërcyer çdo vështirësi.

Çdo pengesë, me përpjekje. Ne u frymëzuam, i qëndruam idealeve tona, lëvizja jonë ishte idealiste. Nuk mund të ndalej. Sot kjo lëvizje në këtë arritje, në këtë stacion ku jemi, ka një mision shumë herë më të rëndësishëm."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco