Presidenti i ri/ Kume: Qeveria bën zhurmë për të fshehur problemet e mëdha

16:55, 16/05/2022

Eksperti për çështjet zgjedhore Kristaq Kume komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv raundin e parë pa asnjë emër lidhur me çështjen e Presidentit të ri.

Kume deklaroi se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Eksperti Kume u shpreh se nëse qeveria do vazhdojë të përdorë të gjithë procesin për çështje politike, nuk do të kemi një rezultat të mirë.

Më tej ai shtoi se qeveria po bën zhurmë për të fshehur ngërçet dhe çështjet madhore.

"Me këtë që po ndodh sot, njerëzit e politikës sonë nuk kanë sjellje të ndryshme nga çkanë pasur më herët.

Kanë kërkuar të behën pjesë, duke të lënë përshtypjen e kërkojnë këtë gjë për të bërë atë që synojnë ata, jo ajo që duhet bërë.

Të respektohet fryma e Kushtetutës. Efketet do të ndikojnë vetëm tek qytetarët.

Mazhoranca e sotme e ka të gjithën në dorë. E gjithë zhurma e qeverisë për të shuar e sfumuar problemet e mëdha që përplasen çdo ditë."-tha Kume.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco