Rënia e ashensorit në QSUT, nën hetim pronari dhe punëtori i firmës

Rënia e ashensorit në QSUT, nën hetim pronari dhe punëtori i firmës

16:29, 16/05/2022

Rënia e ashensorit në QSUT, që solli plagosjen e një infermieri dhe një pacienteje, ka bërë që të merren nën hetim pronari i firmës së mirëmbajtjes dhe një punëtor.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, shtetasit:

- E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori;

- A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin ‘Nënë Tereza’, në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco