Farsa me zgjedhjen e presidentit, raundi i parë shkon ‘bosh’

Farsa me zgjedhjen e presidentit, raundi i parë shkon ‘bosh’

16:22, 15/05/2022

Edi Ram ka vendosur ta çojë deri në fund, farsën me procesin e zgjedhjes së presidentit. Edhe pse fton në tryezë opozitën, në fakt i deleguari i tij Taulant Balla ulet vetëm me Enkelejd Alibeajn i cili përfaqëson vetëm veten e tij.

Rama e ka në mendje emrin e presidentit, por me farsën që vazhdon, kërkon që të respektojë procedurat, për tu justifikuar tek ndërkombëtarët kur të zgjedhë njeriun që ai dëshiron të jetë në krye të shtetit.

Në këtë kuadër të farsës presidenciale, në orën 16:00 të ditës së dielë, 15 maj, ka përfunduar edhe faza e parë e propozimeve të emrave për presidentin e ri.

Kjo fazë ka shkuar bosh, pasi nuk është propozuar asnjë emër.

Sa për procedurë nesër paradite në orën 10:00 mblidhet komisioni i Ligjeve, ndërsa në orën 17:00 do të zhvillohet edhe votimi i parë për presidentin që do të shkojë bosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco