‘Të futura në thes’/ Pulat e ngordhura dalin sërish në bregdetin e Shëngjinit

‘Të futura në thes’/ Pulat e ngordhura dalin sërish në bregdetin e Shëngjinit

16:06, 14/05/2022

Një thes me pula të ngordhura ka dalë sërish në bregdetin e Shëngjinit.

Sipas raportimeve për mediat, ditën e sotme në bregun e detit në zonën e Ranës së Hedhur, kanë dalë sërish pula të ngordhura.

Shpendët janë konstatuar në një thes i cili ka dalë në sipërfaqen e rërës.

Kujtojmë se pula të ngordhura dolën në breg të detit në ketë zonë edhe pak javë më parë, ndërsa u hoqën nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco