‘Pallati nuk i përgjigjet kërkesave sizmike’, banorët në Durrë ngrihen në protestë

15:49, 14/05/2022

Banorët e pallatit nr.903 në lagjen nr.7 të Durrësit kanë protestuar këtë të shtunë përpara bashkisë, në lidhje me riforcimin e pallatit të tyre, i cili ka dëmtime në nivelin DS4.    

Ndërsa këtë të shtunë ata kanë kërkuar që ekspertët të rivlerësojnë edhe njëherë gjendjen, pasi sipas dokumentave që ata disponojnë, struktura e godinës nuk i përgjigjet kërkesave sizmike.

Një muaj më parë, banorët kërkuan ndërprerjen e punimeve, pasi forcimi i kolonave të pallatit të tyre po bëhej teksa ato ishin të zhytura në ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco