Skandali/ Rama i kërkoi zyrtarit të lartë britanik të mos hapeshin negociatat me BE

Skandali/ Rama i kërkoi zyrtarit të lartë britanik të mos hapeshin negociatat me BE

13:15, 13/05/2022

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha zbuloi sot një skandal, se si Edi Rama pak kohë pasi ishte bërë kryeministër, shkoi deri në Londër dhe kërkoi që statusi i vendit kandidat për Shqipërinë, të shtyhej për disa muaj, që mos të merrte meritat qeveria e kaluar, e Sali Berishës.

Berisha sot se në një takim të zhvilluar me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Britani, Rama i kishte kërkuar atij mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE me qëllim që të fajësonte qeverinë e Berishës.

Takimi është denoncuar nga zyrtari lartë britanik me ish-ambasadorin e Shqipërisë në Britani. Berisha tha se zyrtari i lartë britanik ishte skandalizuar nga qëndrimi i Ramës.

Ndryshe nga Rama, Berisha i bëri thirrje BE të hapë negociatat për anëtarësim në BE të Shqipërisë, megjithëse nuk janë plotësuar kushtet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco