Sarandë, shpallen në kërkim pronari dhe qeraxhiu i laboratorit të nëndheshëm të kanabisit - Emrat

Sarandë, shpallen në kërkim pronari dhe qeraxhiu i laboratorit të nëndheshëm të kanabisit - Emrat

09:11, 27/01/2022

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy persona, Klajdi Miziri dhe Klodian Omeri pas zbulimit të një laboratorit të nëndheshëm për kultivimin e kanabisit në afërsi të fshatit Nivicë.

Në kuadrin e këtij operacioni të koduar si “Volloder” u arrestua dy punonjës të OSHEE-së, elektricisti Vasfi Sali, 57 vjeç dhe faturisti Gazi Hoxhaj, 61 vjeç, pasi ata nuk i kishin konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike që furnizonin llambat për rritjen e kanabisit.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Vlorës, e Sarandës dhe e Himarës, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë të Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike.

Policia shpalli në kërkim ndërkohë për tri akuza, "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike", shtetasit: Klajdi Miziri, pronari i magazinës dhe Klodian Omerin, i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u shkatërruan 100 bimë kanabisi në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Çështja iu referua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco