Pervizi: Kemi mjedis të pasigurt për të bërë biznes, qeveria ndërmerr reforma ‘terroriste’

Pervizi: Kemi mjedis të pasigurt për të bërë biznes, qeveria ndërmerr reforma ‘terroriste’

21:47, 26/01/2022

Eksperti i ekonomisë Ahmet Pervizi, në një intervistë në emisionin Këndi i Pano Sokos në Syri Tv, foli për situatën aktuale ekonomike në vend.

Pervizi theksoi se Shqipëria ka mjedis të pasigurt për të bërë biznes.

Ai shton se qeveria e Edi Ramës ndërmerr reforma, që sipas tij, janë si “terroriste”.

“Ne jetojmë në një vend ku shteti lë shumë për të dëshiruar në shumë aspekte. KLSH përmes auditit ka nxjerrë shumë të palara, që lidhen direkt me shtetin e nuk ka pasur asnjë lëvizje konkrete, nëse nuk është bërë asnjëherë kjo gjë, si mund t’ja kërkosh biznesit, kur biznesi dihet se kërkon të fitojë sa më shumë. Kostot sot janë rritur shumë për bizneset. Kemi mjedis të pasigurt për të bërë biznes, dikush stepet për të mos e hapur, dikush stepet për të bërë investim, nuk ka terren të sigurt.

Duket se çdo reformë që ndërmerret është terroriste. Çdo reformë e marrim vesh në TV ose në radio dhe nesër të vjen tatimi në derë, duhet të bëhen gjërat shkallë-shkallë. Ekonomia është diçka që programohet e nuk bëhet për momentin, duhet eliminuar pasiguria. Mendoj se sot Shqipërisë i përshtatet më shumë taksa e sheshtë, sepse taksa progresive kërkon një ekonomi të shtruar, gjë që ne nuk e kemi”, u shpreh Pervizi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco