Helidon Bushati braktis Bashën, Endira Bushati: Edhe të tjerë do marrin të njëjtin vendim

Helidon Bushati braktis Bashën, Endira Bushati: Edhe të tjerë do marrin të njëjtin vendim

19:53, 26/01/2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtuesit Politik të Qarkut të Shkodrës.

Kështu, Helidon Bushati ka braktisur deputetin Lulzim Basha. Endira Bushati në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, deklaroi se edhe persona të tjerë do të marrin të njëjtin vendim. Ajo shtoi se Basha tani është braktisur totalisht nga Basha.

“Basha është braktisur nga demokratët, ka pak njerëz përreth. Në Shkodër kanë lindur barcaleta për emërim të Alibeajt. Kjo është t’i çosh Shkodrës një njeri që nuk njeh as strukturat, as historinë e atij qyteti thellësisht demokrat. Zoti Bushati mori këtë vendim dhe unë besoj se edhe deputetët e tjerë do marrin këtë vendim. Elektorati i djathtë në Shkodër nuk pranon njerëzit e afërt të Lulzim Bashës. Në Shkodër nuk ka shanse që të krijohet ndonjë realitet me lëvizje të Bashës.

Shkodra ka qenë dhe është me demokratët e vërtetë, Basha bën vetëm lojëra dhe filma. Jam i sigurt se Basha do marrë goditje nga demokratët e Shkodrës dhe Shqipërisë më datë 6 mars. Janë çuar njerëz nga shtrati për të qenë kundër Bashës, sepse janë ndjerë të tradhtuar si demokratë, si shqiptarë e qytetarë. Basha drejton SHPK, bashkëpunon hapur me Ramën e më 6 mars do dalë forcë e katërt politike”, deklaroi Endira Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco