Kërcënimi i Dukës dhe tritoli në derën e shtëpisë, 10 të shoqëruar nga policia

Kërcënimi i Dukës dhe tritoli në derën e shtëpisë, 10 të shoqëruar nga policia

11:38, 25/01/2022

Deri tani 10 persona janë shoqëruar për dinamitin e vendosur në portën hyrëse të shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armand Duka mbrëmjen e 24 janarit 2022

Flitet për 10 persona të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Kamerat e banesës kanë filmuar një djalë të ri me kapuç. Silueta e tij është fokusuar edhe nga kamera të tjera të sigurisë që janë vendosur në lagjen nr 4 të Durrësit.

Janë parë edhe kamerat e tjera përreth deri në bulevard ku dhe më pas ka humbur gjurmët djali me kapuç.

Policia e Durrësit pritet të dalë në një njoftim zyrtar dhe një burim thotë se ngjarja është afër zbardhjes.

Ndërkohë ka nisur dhe verifikimi i mesazhit që ishte dërguar pak ditë më parë në telefonin e Dukës ku i shkruhej: “Ti luan me dy standard. Ti tallesh me lekët tona, për 24 orë  jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë se betimi u bë i pakthyeshëm.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco