Tritoli në banesën e Armand Dukës, reagon Meta: Dënoj aktin terrorist, të zbardhet ngjarja

Tritoli në banesën e Armand Dukës, reagon Meta: Dënoj aktin terrorist, të zbardhet ngjarja

23:14, 24/01/2022

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi pranë banesës së tij është vendosur një sasi tritoli.

Meta thekson se dënon me forcë këtë akt terrorist, duke shtuar se duhet që autoritetet të zbardhin menjëherë ngjarjen.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.

Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco