Korriku: Selia e PD në Kurbin është e demokratëve, Basha nuk do na përçajë kurrë

Korriku: Selia e PD në Kurbin është e demokratëve, Basha nuk do na përçajë kurrë

21:07, 24/01/2022

Kryetari i PD-së në Mamurras Vladimir Korriku, në një intervistë me Skype në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar faktin se demokratët janë mbledhur sot në selinë e Partisë Demokratike në Kurbin.

Korriku theksoi se selia e PD-së në Kurbin është e demokratëve, duke shtuar se Basha nuk do ia dalë dot të përçajë të djathtët e Shqipërisë.

“Selia e PD në Kurbin është e demokratëve, fotografia e Sali Berishës do qëndrojë përgjithmonë këtu, sepse është lideri historik i Partisë Demokratike. Selia e PD është e demokratëve të bashkuar, Basha nuk do ta përçajë kurrsesi. Basha u përpoq që të na mbyllë gojën.

Ne jemi me PD dhe Basha nuk na mbyll dot derën. Nuk ndihemi mirë që ka njerëz që nën siglën e PD-së kërkojnë vetëm të marrin e të përfitojnë. Agron Gjekmarkaj është demagog që shkon vetëm pas interesave të tij personale”, deklaroi Korriku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco