Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha: Ja pozicioni ynë, votoni masivisht në primare

Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha: Ja pozicioni ynë, votoni masivisht në primare

20:21, 24/01/2022

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, postoi një mesazh në lidhje me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Ai shpjegon se cili do jetë pozicioni në këto zgjedhje, ndërsa fton për pjesëmarrje masive në primare për caktimin e kandidatëve.

POSTIMI I BERISHES

Të nderuar miq, më lejoni që në hapësirën për komente të tregoj pozicionin tonë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit

1. Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë.

2. Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë.

3. QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër.

4. Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.

5. I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.

6. Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco