Veliaj shpallet 'profet': S'më ndal as Jezusi e as Muhamedi

Veliaj shpallet 'profet': S'më ndal as Jezusi e as Muhamedi

19:15, 24/01/2022

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ato minuta të skandalit të audiopërgjimit të publikuar këtë të hënë, ka dalë zbuluar se kush është ai në të vërtetë. 

Sinqeriteti i Veliajt është edhe një lloj skanari për Qeverinë dhe Edi Ramën: Fyes, poshtërues, kontroll total të pushteteve (FSHF shtë i vetmi ishull), kërcënues e shantazhues.  

Fjalori i Veliajt është kryekëput rrugaçëror. Ai nuk kurseu ikonën e futbollit të Tiranës, Sulejman Mema kur e quajti rrot k**i e pa dinjitet, ndërsa veten e të tijët i quajti b*lehekur. Punëmbaruari i Tiranës nuk u ndal me kaq, por edhe kërcënoi me lëshimin e SPAK drejt Armand Dukës dhe atyre që mbështesin presidentin e FSHF në garën aktuale. 

Veliaj tregon qartë se PS dhe Edi Rama kanë nën kontroll të plotë Prokurorinë e Posaçme.  

Por fyerjet e rënda të kryebashkiakut shkojnë edhe më tej duke prekur ndjenjat e komuniteteve fetare. Ai u vetëshpall 'profet' dhe në audiopërgjim dëgjohet duke thënë se nuk ka gjë që e ndal, edhe sikur Jezusi e Muhamedi të zbresin në tokë... Nga sot, kemi një profet, punëmbaruarin e Tiranës, Erion Veliaj.

Erion Veliaj ka marrë përsipër të rrëzojë Armand Dukën nga president i FSHF. 

Por loja që po ndjek është aspak 'fair', ndërsa justifikimet e tij se ajo e djeshmja ishte bisedë mes djemsh nuk e shfajëson aspak, përkundrazi e ngarkon me përgjegjësi direkte pasi ka pranuar se fyerjet, shantazhet dhe presionet me përdorimin e SPAK kanë dalë nga goja e tij.  

Me sa duket, siç thotë një shprehje e urtë popullore, në vend që të vinte vetullat, Veliaj rrezikon të nxjerrë sytë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco