Pasi mbylli shkollat për 3 ditë, tani heq nga puna njërin prind, po me privatin çfarë ndodh?

Pasi mbylli shkollat për 3 ditë, tani heq nga puna njërin prind, po me privatin çfarë ndodh?

16:10, 23/01/2022

Pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të uljes së temperaturave, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dhënë një tjetër njoftim për prindërit.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Kushi bën me dije se me vendim të Këshillit të Ministrave, njëri nga prindërit me fëmijë të mitur do të lejohet të qëndrojë në shtëpi.

Ky vendim sipas Kushit, do të aplikohet gjatë javës së ardhshme, dhe nuk do të ketë pasoja administrative dhe financiare për prindërit.

Por në njoftimin e publikuar në rrjetin social, Ministrja Evis Kushi nuk përmend se çfarë do të ndodh me fëmijët që prindërit i kanë të punësuar në sektorin privat.

Për këtë situatë ministrja nuk specifikon nëse dhe prindërit që punojnë në privat, do të mund të qëndrojnë në banesë për tu kujdesur për fëmijët, pa pasur penalitete financiare ashtu sikundër kolegët e tyre në sektorin shtetëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco