Demokratët e Rrëshenit: Lul Basha 'non grata' në Mirditë

Demokratët e Rrëshenit: Lul Basha 'non grata' në Mirditë

21:26, 22/01/2022

Anëtarët e Partisë Demokratike të Mirëditës, që morën fjalën gjatë foltores me liderin historik Sali Berisha, akuzuan ish-kryetarin Lulzim Basha si tradhtar të interesave të tyre.

Demokratët u shprehën se marrëveshjet e fshehta të Bashës me Edi Ramën, kanë sjellë pasoja për vendin.

Anëtarët e PD pohuan gjithashtu se Bashën e kanë mbështetur vetëm prej Sali Berishës, ndërsa liderit historik i deklaruan besën e përjetshme për ringritjen e Partisë Demokratike.

"Dy fjalë për Lulzim Bravën. Ai, doktor, na ka borxh, jo vetëm demokratëve, por të gjithë shqiptarëve. Jo vetëm që na vodhi lekë dhe i ndau me Edi Ramën, jo se na holli tym përpara selisë së partisë, por mbi të gjitha se ka shkelur dinjitetin tonë, mbi vulletin tonë. Ai duhet shpallur non grata nga të gjithë demokratët e Mirditës", u shpreh një prej demokratëve të pranishëm në Foltore. 

"Pse unë që këmbëngul që Lulzim Brava të vijë të votohet qënkam antiamerikan dhe ai që nuk pranon votën qenka proamerikan? Kur ka ndodhur kjo? Kjo sallë është pakica e PD në Mirditë? Kujt ia thoni këtë? Kjo është salla e shpirtit demokrat të Mirditës që ka qenë me këtë burrë dhe do të vazhdojë kështu. Sepse ne jemi mirënjohës, sepse ne nuk pranojmë lider që të mësojnë fëmijët tanë keq, me veset më këqija të mosmirënjohjes, të mungesës së dinjitetit, të pandershmërisë, të skuthërisë politike", tha një tjetër demokrat. 

"Faik Konica do të shkruante dikur që shumë broçkulla edhe iu falen politikanëve, por pa i kaluar kufijtë. Të bësh pak me djallin është të kalosh kufijtë. T'i falësh bashkitë djallit Rama është të kalosh kufijtë. T'i falësh qeverinë djallit Rama është të kalosh kufijtë. Të bunkerizosh shtëpinë e demokratëve me me dyer blindi dhe me mercenarë të krimit është të kalosh kufijtë", ishte fjala e një të riu, anëtar i FRPD. 

"Që nga 2013-a, në 98% të protestave unë kam qenë në Tiranë, bashkë me shumë prej jush. Isha në protestën e 8 janarit, kam kërkuar edhe më parë të anëtarësohem në PD, nuk më kanë regjistruar. Nuk figuroj fare në listat e PD. Sot duhet të them shyqyr zotit që nuk më regjistruan", tha gjithashtu një demokrat i Foltores së Foltores së Mirditës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco