I angazhuar me PS me 25 Prill/ Mjeku që sulmoi Berishën në takimin e Bashës

I angazhuar me PS me 25 Prill/ Mjeku që sulmoi Berishën në takimin e Bashës

20:11, 22/01/2022

Një mjek me emrin Simon Puta, ka sulmuar ashpër Sali Berishen me fyerje në takimin e Lulzim Bashës sot në Durrës.

Po kush është Simon Puta?

Zoti Puta ish i angazhuar dikur me PD, në zgjedhjet e fundit ka qëndruar gjatë gjithë kohës afër drejtuesit të PS në Durrës Ard Çela dhe ka kontribuar në fushatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në Durrës.

Nuk ka më asnjë dyshim se sallat e Bashës po mbushen më së shumti nga militantë të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

Ndërkohë punonjësit e deputetit biznesmen të Bashës, Flamur Hoxha janë dërguar nga Kamza me autobus për takimin e Bashës.

Flamur Hoxha duhet theksuar se është një biznesmen të cilit i janë dhënë mijëra metra katrorë për ndërtim në kohën e Bashkisë Tiranë kur drejtohej nga Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco