Kapen me pistoletë çakmak dhe 60 mijë euro në Rinas një egjiptian dhe një sudanez

Kapen me pistoletë çakmak dhe 60 mijë euro në Rinas një egjiptian dhe një sudanez

19:40, 22/01/2022

Një egjiptian dhe një sudanez janë kapur pasditen e sotme në Rinas nga policia.

Sipas raportimeve të mediave, egjiptiani me inicialet N.B është kapur me pistoletë në aeroportin e Rinasit.

Ai ishte nisur drejt Gjermanisë, por kontrolli i skanerit zbuloi që ai kishte një pistoletë çakmak në bagazh.

Pas verifikimit rezultoi se për të kishte edhe një vendim dëbimi nga vendi ynë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pas kontrollit po në Rinas është ndaluar edhe një person nga Sudani me inicialet E.M. të cilit iu gjetën 62 mijë euro të padeklaruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco