Takimi me demokratët i njoftuar nga Lulzim Basha pasditen e sotme në Durrës ka dështuar sërish, pasi anëtarët e degës e kanë braktisur dhe e kanë akuzuar se e ka mbushur sallën me njerëz të importuar nga qytete të ndryshme dhe pa asnjë lidhje me PD-në.
Një fakt që vërteton këto akuza është edhe prezenca e mangët e simboleve të PD-së në këtë takim, ku nëpërmjet fotove dallohet se është vetëm një flamur në sallë dhe ai i ngjitur në mur.
Një gjë e tillë është normale për njerëz të paguar nga Basha, pasi ata nuk i lidh asgjë me PD-në dhe me historinë e kësaj partie dhe në këtë mënyrë nuk mund të mbajnë në duart e tyre një flamur që nuk thotë asgjë për ta.
© SYRI.net