‘Primaret në PD’/ Bozdo: Rast i artë të kapërcejmë problematikën aktuale! I japin zë të fuqishëm komunitetit

‘Primaret në PD’/ Bozdo: Rast i artë të kapërcejmë problematikën aktuale! I japin zë të fuqishëm komunitetit

16:55, 22/01/2022

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, Eno Bozdo, anëtar i komisionit të rithemelimit ka folur për primaret në PD të cilat do të bashkojnë demokratët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Bozdo theksoi se Janë të gjitha mundësitë që të gjejmë kadidatët më të mirë të mudnëshëm që komuniteti kërkon dhe beson dhe kështu do të rrisim të gjitha mundësitë për të arritur një rezultat shumë të mirë në të gjashta bashkitë që janë në garë në datë 6 mars.

Bozdo: Mendoj që është një rast i artë të kapërcejmë problematikën aktuale në parti, ku të bashkuar, nëpërmjet primareve, garës brenda anëtarësisë, të gjejmë kandidatët më të mirë që do të përfaqësojnë  PD në 6 bashki në datën 6 mars.

Besoj që risia e primareve është hera e parë që përdoret kaq gjerësisht edhe e sanksionuar në statutin e PD data 11 dhjetor në Kuvendin Kombëtar. Janë të gjitha mundësitë që të gjejmë kadidatët më të mirë të mudnëshëm që komuniteti kërkon dhe beson dhe kështu do të rrisim të gjitha mundësitë për të arritur një rezultat shumë të mirë në të gjashta bashkitë që janë në garë në datë 6 mars.

Primaret do ti konsideroja si etaloni më i lartë i demoratizimit të brendshëm të jetës së një partie politike. PD kthehet në partinë e parë në vend që aplikon primaret gjerësisht ku vetë anëtarët e degës së PD-së, të gjithë së bashku kanë mundësinë të propozojnë dhe të votojnë njerëzit më të mirë që i çojnë në fitore. Primaret i japin një zë shumë të fuqishëm komunitetit për të vendosur kush janë kandidatët të cilët meritojnë besimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco