Banorët e '5 majit' kalojnë netët jashtë në temperatura nën zero: Fëmijët i kemi dërguar te të afërmit

Banorët e '5 majit' kalojnë netët jashtë në temperatura nën zero: Fëmijët i kemi dërguar te të afërmit

15:20, 22/01/2022

Pronarët e shtëpive të shembura në zonën e '5 majit', pavarësisht temperaturave të ulëta dhe mungesës së kushteve kalojnë natën nën rrënoja. Ata tregojnë se kanë marrë këtë vendim nga pamundësia, ndërsa shprehen se fëmijët i kanë dërguar pranë të afërmve. 

SYRI TV

Banorët e '5 majit', pas dhunës nga policia dhe shembjes së banesave të tyre, vazhdojnë të kalojnë natën jashtë, në në të ftohtë.

Përveç rrezikut që iu kanoset nga rënia e tullave apo hekurave, ata po sfidojnë temperaturat e ulëta, pa energji elektrike, pa ujë dhe pa mobilie, duke fjetur përtokë.

Ata tregojnë se nuk kanë ku të shkojnë tjetër, ndërsa fëmijët I kanë strehuar tek të afërmit e tyre, pasi nuk mund të lejojnë të qëndrojnë jashtë.

Këta pronarë mbeten stoikë në kërkesat e tyre, duke kërkuar një kontratë që plotëson të gjitha kushtet e tyre nga ana e Bashkisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco