Berisha: Përfaqësuesit e SHBA janë bërë si përfaqësuesit e Ramës

Berisha: Përfaqësuesit e SHBA janë bërë si përfaqësuesit e Ramës

12:09, 22/01/2022

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, duke folur nga Mirdita, tha se është e habitshme se si Departamenti i Shtetit bën raporte me qëndrime shumë të ashpra, por këto qëndrime nuk reflektohen nga përfaqësuesit e SHBA në Tiranë.

Ai tha se në raportet e DASH, Shqipëria cilësohte si qendër operacionale e trafiqeve dhe krimit, por në Tiranë nuk thuhet asgjë për këtë.

“Si ka mundësi që këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve diplomatikë në Tiranë?

Kujtoni për një moment, Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë në botë për ryshfetin.

Ballkani i Hapur është vendosje e hegjemonisë serbe në rajon dhe pa dyshim kjo është influencë ruse në rajon. Brukseli dhe DASH dolën kundër. Por përfaqësuesit e SHBA e lavdërojnë sikur janë përfaqësuesit e Edi Ramës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco